February 28, 2019

Termat & Kushtet

Treshi.al është një shërbim online që ju mundëson qytetarëve të Tiranës një eksperiencë të re në lidhje me Riparimet dhe Instalimet ne fushën e Hidraulikes, Rrymës elektrike dhe të kondicionerëve. Me anë të lidhjes direkt telefonike me operatorët tanë, ju do të keni mundësinë të komunikoni problemin tuaj në kohë reale.

Mbasi të kemi kuptuar problematikën përkatëse në lidhjen telefonike, ne do jemi në gjendje t´ju sigurojmë teknikun e specializuar për problematiken tuaj. Sipas rastit ndërhyrja mund të jetë urgjente, në rastin e mungesës së rrymës elektrike në banesën tuaj, në rastin e ndonjë lavamani të bllokuar, si dhe në një kohë të arsyeshme kur kërkohet riparim defektesh në pajisje elektrike.

Shërbimi yne ka lidhur marrëveshje me Profesionistët e Lirë të Tiranës të tëtri fushave përkatëse. Tekniku në momentin e mbërritjes në banesën apo ambientin tuaj, fillimisht do të kryejë inspektimin dhe konstatimin e problemit. Më pas do t’ju komunikojë edhe ju llojin e problemit. Do t’ju komunikojë gjithashtu edhe një preventiv të rregullimit te problematikes. Duhet kuptuar që kemi te bëjmë me teknikët profesionistë të pavarur të qytetit te Tiranës. Në rast se bini dakordatëherë tekniku fillon Punën..

Pjesët e pajisjeve që mund të ndërrohen dhe të vihen të reja i lihen në dorë përzgjedhjes së Teknikut, sigurisht duke komunikuar me ju duke arritur dakordësi në Çdo rast.

Treshi.al komunikon se nuk mban përrgjegjësi në lidhje me punën e teknikut në shtëpinë apo ambientin tuaj. Tekniku është profesionist i lirë dhe mbikqyret nga ju ne cdo moment te punës se tij.

Ne jemi të specializuar në fushën e Riparimeve dhe Instalimeve Hidraulike, Elektrike dhe të Kondicionerëve. Ofrojmë ndihmë për çdo lloj problemi dhe emergjence, duke siguruar ndërhyrje të shpejtë dhe efikase brenda kohës së arsyeshme nga telefonata – në të gjithë qytetin e Tiranës. Jemi në dispozicion deri në orët e vona të natës, çdo ditë të javës, duke përfshirë edhe pushimet.

Ne kemi vënë në dispozicionin tuaj profesionalizmin dhe kompetencën tonë, duke siguruar një shërbim të kualifikuar të ndihmës me çmime të arsyeshme. Shërbimi ynë i Teknikëve të Lirë vepron në të gjithë territorin e Tiranës dhe është aktiv deri në orët e vona, 365 ditë në vit, për të siguruar ndërhyrje në kohë në shtëpitë private (apartamente, vilë), lokalet, bizneset dhe ndërtesat publike.

Ju Faleminderit!


Telefono Tani